Bota
Tetë persona humbin jetën nga ortekët në Itali, në mesin e tyre edhe një zviceran
Në Alpet italiane për momentin ekziston një rrezik i lartë i shembjes së ortekëve. Gjatë ditës ësë diel, tetë persona kanë humbur jetën pas shembjes së disa ortekëve, duke përfshirë këtu edhe një zviceran, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Në Italinë Veriore, tetë persona e kanë humbur jetën pas shembjes së disa ortekëve. Të gjithë kanë qenë jashtë pistës, kanë deklaruar të hënën nga ekipi i shpëtimit.
Gjashtë persona kanë vdekur në Luginën e Aostas, një 18-vjeçar në Tirolin e Jugut në krahinën e Bolzanos. Një tjetër vdekje ndodhi në Lombardi.
Sipas njoftimeve të mediave gjatë ditës së hënë, në Courmayeur në Luginën e Aostas pranë kufirit zviceran, ekipet e shpëtimit kanë qenë në kërkim të personave të zhdukur. Më parë, punonjësit e shpëtimit kishin zbuluar trupat e tre skiatorëve që kishin munguar që nga e diela, njoftoi e përditëshmja La Repubblica, përcjell Albinfo.ch.
Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, bëhej fjalë për një grua 39-vjeçare nga Zelanda e Re dhe një shtetas 43-vjeçar zviceran që jetonin në Britaninë e Madhe, si dhe një francez 36-vjeçar. Për shkak të rrezikut ende të lartë të ortekëve, puna e kërkimit dhe shpëtimit ishte e vështirë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













