Maqedonia
Tetovë: Inaugurohet gurthemeli i Korridorit 8 dhe 10-D
Fillojnë punimet për Korridorin 8, projekt në vlerë prej 1.3 miliardë euro
Pa dyshim se sot është ditë historike për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm. Pikërisht sot u vu gurthemeli i Korridorit 8 që do të bëjë lidhjen e vendeve të Ballkanit perëndimor, e që pa dyshim se do të përfitojnë edhe shqiptarët, duke forcuar urat e bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Kjo autostradë do të jetë prej 6 korsish, e cila fillon nga Kumanova e Shkupi, Tetova e Gostivari, Kërçova e Struga, deri në Tiranë, Durrës e Vlorë. Ky projekt do te realizohet nga kompania amerikano-turke “Bechtel –Enka”. Projekti mund të cilësohet si projekti më i madh që nga historia e pavarësisë së Maqedonisë dhe kap vlerën mbi 1.3 miliardë euro.
Kryeministri Dimitar Kovaçeski tha se ky investim nuk do jetë i vetmi, por do të jetë edhe gurthemeli i investimeve të reja.
“Sot nis një ofensivë e fortë ndërtimore për ndërtimin e pjesës perëndimore të Korridorit 8. Gurthemeli i Korridorit 8 nuk është vetëm fillimi i një infrastrukture të re rrugore, është edhe gurthemeli i investimeve të reja, hapja e tregjeve të reja, mundësi për bashkëpunime të reja si mes kompanive vendore, ashtu edhe ndërkombëtare. Ndërtimi i Korridorit 8 nënkupton më pak shpenzime për transport, transport më të shpejtë, lidhje dhe integrim të Maqedonisë së Veriut, si dhe zhvillim ekonomik dhe rajonal të vendit”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Të filloj nga z. Kovaçevski, ish-kryeministri Zaev, të gjithë deputetët, kryetarët e komunave për përkrahjen, të gjithë anëtarët e komitetit në qeveri, Ndërmarrjen për Rrugët Shtetërore, Ambasadën e SHBA-së dhe jam shumë krenar që “Bechtel Enka” do të ndërtojë këtë projekt madhor. Më së shumti falënderoj një njeri që na dha ëndrrën e tij dhe na mundësoi ta realizojmë, “Bac u krye, kryetar u krye”, theksoi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.
“Sot po fillojmë këtë projekt kapital nga autostrada Tetovë-Gostivar, javës tjetër Prilep-Manastir nga projekti 10-D, në këtë muaj startojmë dhe me pjesën Gostivar-Bukojçan e deri në Qafë Thanë. E dimë që është sfidë e madhe, mirëpo pengesat u tejkaluan, ndaj presim realizim të suksesshëm në këtë projekt që lidh rajonin në tërësi”, u shpreh ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski.
“Korridore që do të nënkuptojnë forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare, jo vetëm më fqinjët, por edhe me fqinjët e tyre. Në këto katër vjet e shtatë muajt e ardhshëm, me Marrëveshjen për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 dhe atij 10-D, me partnerin strategjik konsorciumin “Bechtel & Enka” do të ndërtohen katër drejtimet rrugore të këtij rrjeti autostradash evropiane”, deklaroi drejtori i N.P. “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi.
“I lumtur që do të punojmë në një projekt që lidh rajonin, aq më tepër do të shënojmë edhe një projekt kualitativ në Ballkan, një projekt të rëndësishëm dhe me një rëndësi kaq të madhe lidhëse. Faleminderit qeverisë dhe partnerëve që besuan punën tonë”, theksoi kryetari i Departamentit të Infrastrukturës, Bechtel Shon Kenny.
Të pranishëm në ceremoninë e gurthemelit të Korridorit 8 ishin liderë të partive politike, biznesmenë, funksionarë të lartë qeveritarë. Ky projekt pritet të përfundojë në dhjetor të vitit 2027.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh Nga viti 2027, përfitimet përtej limitit ditor nuk do të rimbursohen - Mbi 30,000 nënshkrime u... -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike














