Kosova
Paris: Thaçi, jemi të gatshëm për marrëveshje me Serbinë
Thaçi sot është pritur në zyrën formale të presidencës franceze, Pallati Elise, nga vet Emmanuel Macron
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në kryeqytetin francez, Paris, ku po merr pjesë në Samitin e Paqes, samit në të cilin po merr pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Thaçi sot është pritur në zyrën formale të Presidencës franceze, Pallati Elise, nga vetë Emmanuel Macron.
“Pritja e presidentit Macron në Pallatin Elise, ku zhvilluam një takim bilateral dhe biseduam për perspektivën euroatlantike, për dialogun me Serbinë, për forcimin e paqes dhe të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor”, thotë Thaçi.
Tutje Thaçi shton se i ka treguar Macronit se Kosova është e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, por që ajo duhet të sjellë njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
“Presidentit Macron ia konfirmova se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, shkruan Thaçi në profilin e tij në Facebook.
“Marrëveshja e paqes garanton më shumë mundësi për zhvillim dhe për jetë më të mirë, si më shumë prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Faleminderit për mbështetjen, president Macron!”, shton presidenti i Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor












