Kosova
Thaçi uron Metën: Nëntori është muaji i krenarisë sonë kombëtare
Sot Kosova, sipas presidentit Thaçi, është me fat që e ka Republikën e Shqipërisë gjithmonë përkrah, sepse po mëson shumë nga përvoja shtetërore 105 vjeçare
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Festës së Flamurit, 28 Nëntorin, si dhe 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, i ka dërguar një telegram urimi homologut të tij shqiptar, Ilir Meta, në të cilin thotë se ky muaj i krenarisë kombëtare tregon më së miri, “jo vetëm për historinë tonë të përbashkët, por edhe për lidhjen e pashkëputshme, sepse ndër shekuj i kemi qëndruar gjithmonë pranë njëri-tjetrit”.
Simotra të pandashme, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova e Shqipëria, duke e mbështetur njëra-tjetrën, kanë arritur të garantojnë perspektivë të qartë euroatlantike për qytetarët e dy shteteve tona.
“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, ju lutem pranoni urimet më të mira për Festën e Flamurit, 28 Nëntorin, si dhe për 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Nëntori ka qenë dhe mbetet përherë muaj i lavdisë për shqiptarët anekënd botës dhe është muaj i festave tona të përbashkëta në më shumë se një shekull”, shkruan në urim.
Sot Kosova, sipas presidentit Thaçi, është me fat që e ka Republikën e Shqipërisë gjithmonë përkrah, sepse po mëson shumë nga përvoja shtetërore 105 vjeçare.
“Në Kosovë e Shqipëri, populli ynë do të mbetet përherë partner i të gjithë popujve që e duan një të ardhme në paqe dhe në prosperitet për rajonin dhe më gjerë. Jam i lumtur që 28 Nëntorin do ta festojmë sërish bashkë në Vlorën tonë historike!”, ka shkruar në urimin e tij presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi drejtuar homologut shqiptar, Ilir Meta.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











