Turizëm
“The Guardian” për Shqipërinë: E çuditshme, antike dhe e mrekullueshme
Gazeta e njohur britanike “The Guardian” së fundmi i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
“I çuditshëm, antik dhe i mrekullueshëm. Ka shumë për të zbuluar ndërmjet kryqëzimeve kulturore të një vendi që ju siguron një aventurë të vërtetë, shkruan Fiona Dunlop për gazetën ”The Guardian”, transmeton në shqip ATSH.
Dunlop po ashtu ka shkruar se i ka lënë përshtypje zakoni i lëkundjes me kokë te shqiptarët, për të thënë “po” ose “jo”, kurse gjuhën shqipe e ka cilësuar më ndryshe nga çdo gjuhë tjetër.
“”Ishte një ujk? Ndërsa makina jonë u hepua në një tjetër kthesë të ngushtë në një fshat shqiptar, një krijesë e çuditshme me qime po na shihte nga buza e rrugës. Pa dyshim që ishte ujk, pasi sapo kishim lënë pas një rezervat natyror, ku një panel për faunën lokale bënte fjalë për një canis lupus identik.
Kjo nuk ishte përvoja e vetme e papritur në vendin e Zogut (mbreti i vetëm i Shqipërisë, në vitet 1920-30), vend që nën diktatorin represiv Enver Hoxha, u mbyll hermetikisht deri në vitet ’90 nga pjesa tjetër e Europës.
Ne kishim vendosur të nisnim udhëtimin tonë në Korfuz, për të shmangur kaosin dhe shpenzimet në kryeqytetin, Tiranë. Nga gjithë ngushtica, silueta malore e Shqipërisë u shfaq dhe iku çuditshëm si një aureolë, kështu që kur anija jonë më në fund gulçiti në portin e Sarandës, ishte një tronditje të gjeje një xhungël me ndërtesa të ngritura kuturu që përqafonin bregun”, ka shkruar ndër të tjerash Dunlop.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në ATSH.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













