Shqipëria
“The Independent”: Pse Tirana duhet të jetë në listën tuaj të pushimeve
“Më fal, je në Toronto? Mendova se më thatë se ishit në Europë”. Kolegu ishte krejt i hutuar, ndonëse edhe theksi im amerikan me shumë mundësi kishte bërë pasojat e veta.
“Jo, jo Toronto”, i thashë. “Tirana. Është kryeqyteti i Shqipërisë”. U përpoqa të theksoj bashkëtingëlloret.
As gjeografia nuk më ndihmoi shumë. Vendndodhja e këtij qyteti shpesh herë krijon shumë ngatërresë mes miqve dhe kolegëve të mi.
Përse Shqipëria? A nuk është e rrezikshme? A kanë rrugë? Jam i habitur që wifi është kaq i mirë!
Në të vërtetë, nuk dija shumë për Shqipërinë para udhëtimit tim për në Tiranë në verën e vitit 2018. Dhe e pranoj, kisha krijuar një opinion negativ për rajonin, ndonëse nuk kisha asnjë provë. Ndonëse nuk dija asgjë për vendin apo banorët e tij, e imagjinoja Shqipërinë si një vend të rrezikshëm dhe të shkatërruar, me shumë pak infrastrukturë dhe me krimin që lulëzon.
Historia e Shqipërisë është e komplikuar, mbushur me shtypje, luftë, izolim, tensione me fqinjët dhe një diktator të çmendur. Një seri ngjarjesh fatkeqe, nga 500 vjet pushtim nga Perandoria Osmane dhe një diktaturë komuniste katër dekada të gjatë, duke kaluar nga një konflikt civil postkomunist më 1997, nuk i kanë dhënë Shqipërisë shumë kohë për t’u zhvilluar në epokën moderne. Fatkeqësisht, shumë vende ballkanike kanë një linjë historike të ngjashme.
Thënë këtë, për habinë dhe gëzimin tim të madh, kurrë nuk kam gabuar më shumë për një vend. Ushqimi është i jashtëzakonshëm dhe i lirë. Qendra e qytetit plot gjallëri dhe e ngrohtë me një jetë nate të zhvilluar. Për më tepër, moti është fantastik. Si një nomad dixhital, ku shpeshherë qëndroj në një vend për tre ose më shumë muaj, kisha shtuar zyrtarisht Tiranën në listën time të qyteteve për të vizituar në 2019.
Kafenetë, baret dhe restorantet nuk mund ta transformojnë të vetme një qytet.
Tirana ka përjetuar gjithashtu investime të konsiderueshme në projekte të infrastrukturës publike.
Shembulli i parë është rikrijimi i sheshit kryesor, sheshi “Skënderbe”, që dikur përbëhej nga një rrethrrotullim që rrethonte një lëndinë të vogël dhe statujën e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, emrin e të cilit e mban edhe sheshi. Nuk ishte shumë i bukur.
Por sot është kthyer në një hapësirë publike të këndëshme. E shndërruar në hapësirë për këmbësorët dhe e zgjeruar me mijëra pllaka të bukura prej guri, ndriçim elegant si dhe pemë dhe shkurre të vendosura me shije, është bërë një vend tërheqës për takime dhe evente, si për shembull shfaqja e Kupës së Botës 2018, që tërhoqi qindra fansa për të parë çdo ndeshje.
E gjithë kjo nuk mjafton për të thënë se Shqipëria është një destinacion turistik i përkryer. Në të vërtetë, vendi ka nevojë për shumë më shumë përmirësime infrastrukturore që të jenë plotësisht të aksesueshme për udhëtarët.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?













