Lajme
Thurja me gjilpërë e zvogëlon depresionin, ankthin dhe dhimbjen kronike
Nuk ka ndonjë mënyrë të saktë për t’i trajtuar problemet e shëndetit mendor.
Ajo çfarë funksionon për një person nuk funksionon për tjetrin.
Prandaj kur studimet deklarojnë se diçka e caktuar mund të funksionojë në zvogëlimin e depresionit dhe ankthit, sigurohuni ta kuptoni se jo çdo gjë funksionon për të gjithë.
Në vend të kësaj, konsiderojeni si diçka që mund të ndihmojë, dhe që ia vlen të provohet! – transmeton Telegrafi.
Duke pasur këtë parasysh, ndoshta është koha të mendoni pak për thurjen me gjilpëra – po pra, hobin të cilin e kanë praktikuar nënat e gjyshet tona.
Studimet e reja thonë se thurja me gjilpëra mund ta zvogëlojë ankthin, depresionin, ta ngadalësojnë fillimin e demencës, ta lehtësojnë dhimbjen kronike dhe në përgjithësi e bën popullsinë më të lumtur e më të shëndetshme.
Hulumtuesit nga Shkolla Mjekësore e Harvardit tregojnë se adhuruesit e thurjes me gjilpërë kanë puls më të vogël të zemrës dhe shtypje më të ulët të gjakut, ndërkaq klinika Mayo sugjeron se ata të cilët thurin me gjilpërë janë deri në 50% më pak të prirë të vuajnë nga sëmundjet e ndryshme mendore.
E-Diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër Për herë të dytë ka hapur dyert Panairi i Bizneseve Shqiptare nga Lugina, “Panairi Lugina”, në...
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
Jeta në Zvicër
-
Përdorimi më i ulët i armëve të policisë zvicerane në 14 vjet Policia e Zvicrës mban armë, por rrallë i përdor ato. Në vitin 2023, armët e zjarrit...
-
Zvicra në referendum për të ndalur rritjen e popullsisë
-
Protesta, arrestime, diskualifikime: Kjo ishte finalja e Eurovisionit
-
Tetë të lënduar nga zjarri në Muzeun në Merenschwand
-
Nemo theu trofeun e Eurovisionit nga gëzimi