Integrimi

“Tiara Grill”, kurora e ushqimeve tradicionale

Restoranti “Tiara Grill”, me një ambient tipik kosovar dhe me shije te veçantë të ushqimeve jo vetëm tradicionale, të bën për vete që në takimin e parë. Përveç një ambienti të qetë e atraktiv, tek “Tiara Grill” ju pret edhe një shërbim i nivelit të lartë

Fidan Bernjashi, pronar i “Tiara Grill”, tashmë pas vetes ka më shumë se trembëdhjetë vjet përvojë pune në fushën e gastronomisë. Ai erdhi në Zvicër si një 25-vjeçar, ku edhe nisi punën duke qenë afër dhe në shërbim të klientëve. Në mendjen kishte vetëm një ëndrrën, që një ditë të ishte shef kuzhine. Për të kuzhina ishte vendi ku ai punonte me pasion. Si i ri kishte filluar të merrej me gastronomi, duke punuar për një kohe në lokale dhe një restorant në vendin e tij të lindjes, Rogoqicë të Kamenicës.

Me mbështetjen e familjes dhe miqve të shumtë që kishte krijuar në Zvicër, ai vendosi që të hapte restorantin e tij. Restoranti që ai projektoi është nën menaxhimin familjar, jo vetëm nga gatimet, pijet dhe shërbimet, por edhe nga atmosfera që mbretëron aty. Përveç Fidanit, pjesë e menaxhimit është edhe bashkëshortja e tij, Arbënora Bernjashi –Berisha. Znj Bernjashi, jo vetëm në punët e kuzhinës i gjendet afër bashkëshortit të saj, por ajo është përgjegjëse edhe për punët e financave dhe menaxhimin në këtë sektor.

25 vajza me emrin “Tiara”, të frymëzuar nga emri i restorantit

Bashkëshortët Fidani dhe Arbënora kanë dy vajza: Tiara dhe Aldea. Tiara është emri që kanë zgjedhur për biznesin e tyre familjar. Kjo ka bërë që shumë familje mysafire të jenë të lidhura jo vetëm me ushqimet por edhe me emrin e restorantit. Fidani në rrëfimin e tij tregon se deri më sot ka rreth 25 vajza që kanë marrë emrin nga restoranti i tij. Por kjo histori e veçantë nuk përfundon këtu, ai tregon që të gjitha vajzat e familjeve shqiptare që kanë marrë emrin Tiara, si dhuratë nga Fidani dhe restoranti i tij do të kenë ushqime falas.

Asgjë s’i bën më shumë bashkë njerëzit, sesa një vend me ushqime e shije nga vendlindja. I tillë është restoranti “Tiara Grill”, vend ku takohen shqiptaret e të gjithë trevave. Aty është pikëtakimi i tyre, aty është vendi ku të gjithë ndihen të lumtur, të gjithë e gjejnë një copë vendlindje. I vlerësuar si restorant mirëpritës për të flitet jo vetëm ne Cyrih, por edhe në kantone jashtë Cyrihut, “Tiara Grill” ka rrëmbyer zemrat jo vetëm të shqiptarëve por po ashtu edhe të zviceraneve, të cilët tashmë janë të rregullt në këtë restorant. Gërshetimi i kuzhinës tradicionale me atë moderne ka bërë që asortimenti në kuzhinën e restoranti të shtojë klientë dhe të nxisë kureshtjen në veçanti të banorëve zviceranë, tek të cilët shija e ushqimeve tona tradicionale ka lënë mbresa të veçanta.

  • Jo vetëm ushqime tradicionale shqiptare…

„Tiara Grill“, në menynë e saj të ushqimeve tradicionale, ka të veçantë grillin me prush. Kjo i bën jo vetëm më të shijshme por edhe shumë më të shëndetshme ushqimet që servohen tek Tiara. Ajo që është vërtet vlerë e kryekuzhinierit të saj qëndron në recetat e shijshme që nuk janë marrë të gatshme por janë krijuar dhe bërë nga vetë Fidani. Mishi në restorantin e tij përpunohet edhe përgatitet nga vetë ai. Hamburgeri në Tiara Grill, jo rastësisht ka shije të veçantë, kjo jo vetëm falë recetës së veçantë por edhe për mënyrës si servohet.

albinfo.ch

Tiara Grill, tashmë ka pasuruar menynë e saj me shumë ushqime tjera, siç janë “steak”, “mish në gur”, “biftek”, “peshk”, “fruta deti” e shumë të tjera. Duke qenë një biznes familjar, “Tiara Grill” ofron një ambient për cilëndo grupmoshë. Tek “Tiara Grill”, ka edhe një kënd shumë të përshtatshëm për ahengje familjare. Fejesat, martesat, festimi i e ditëlindjeve, darkat e shumta të firmave me emër në Cyrih janë të rregullta. Kapaciteti që ofron “Tiara Grill”, është rreth 60 ulëse një ambient me muzikë të bukur që festat tuaja familjare i kthen në momente të paharrueshme.

Pogaçet, “lëngu i shtëpisë” dhe shumë specialitete të tjera

Ushqimet pikante e me shije që shërbehen janë “pogaçet” e nxehta dhe “lëngu i shtëpisë” me të cilin nis paragjella, për të kaluar tek ushqimet e tjera tradicionale, si pasuli (grosha), një ushqim mjaft i kërkuar si nga klientët vendorë, ashtu dhe nga ata të huaj, pastaj fërgesa kosovare, byrekët, qoftet, “pleskavica sharri me djathë“ dhe kombinimet “Tiara mix me mishra viçi e pule”, si dhe „perime në grill“ që përgatiten me pasion e dashuri. 

Ambient i këndshëm për gazmende familjare

Duke qenë një biznes familjar, “Tiara Grill” ofron një ambient për cilëndo grupmoshë. Tek “Tiara Grill”,  ka edhe një kënd shumë të përshtatshëm për ahengje familjare. Fejesat, martesat, festimi i e ditëlindjeve, darkat e shumta të firmave me emër në Cyrih janë të rregullta. Kapaciteti që ofron “Tiara Grill”, është rreth 60 ulëse një ambient me muzikë të bukur që festat tuaja familjare i kthen në momente të paharrueshme.

albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch

 

 

 

 

 

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI