Lajme

Tifozët e FC Zürich sulmojnë policinë, përdoren plumba gome

Fitorja e FC Luzern kundër FC Zürich me rezultat 4-1 ka acaruar tifozët e këtyre të fundit. Pas ndeshjes ata u larguan nga stadiumi dhe shkaktuan dëme nëpër qytet.

Siç njofton policia ata dëmtuan dy makina dhe një tualet të lëvizshëm në në Voltastrasse. Tifozët hodhën shishe drejt policisë. Për të qetësuar situatën dhe për të ndalur përleshjet, policia ka përdorur plumba gome. Pas orës 23:00, tifozët hipën në trenat shtesë dhe u larguan nga Lucerni, shkruan luzernerzietung, përcjellë albinfo.ch.