Futboll

Tifozët votojnë nëse duhet të dënohet Xhaka

Tifozët e Arsenalit kanë dhënë mendimin e tyre nëse duhet të dënohet kapiteni, pasi i ofendoi të dielën e kaluar

Ylli shqiptar, Granit Xhaka, ka qenë në qendër të vëmendjes në ditët e fundit.

Xhaka ishte në ballinat e çdo mediumi anglez pas ndeshjes me Crystal Palace, pas një incidenti me tifozët e Arsenalit.

Kapiteni i Arsenalit u vërshëllye nga tifozët teksa ishte duke u zëvendësuar në minutën e 61-të, ndërsa reagimi i tij la shumë për të dëshiruar, përcjell albinfo.ch.

Në një sondazh nga “The Sun”, 75 për qind e votuesve kanë dhënë mendimin se Xhaka duhet të shitet në janar, kurse 25 për qind e tyre mendojnë se ai meriton vetëm një gjobë nga klubi.

Ai ka filluar stërvitjet me skuadrën, derisa nuk u grumbullua për ndeshjen ndaj Liverpoolit në Kupën e Ligës.

Trajneri Unai Emery ka komentuar situatën e Xhakës, megjithatë nuk ka treguar nëse do të dënohet.

Klubi i Arsenalit ka bërë të ditur se Xhaka nuk do të dënohet.