Shqipëria
Tirana pajiset me autobusët e parë elektrikë
Më 31 janar pritet të mblidhet Këshilli Bashkiak që do të krijojë një linjë të re transporti. Pasi që do të jetë me autobusë elektrikë do të quhet “Linja e Gjelbër
Tirana është pajisur me autobusët e parë elektrikë.
Bashkia e Tiranës ka vendosur që të nxisë një ndryshim të madh edhe në transportin e gjelbër publik. Siç raporton Top-Channel, në Tiranë po shtohen korsitë e biçikletave dhe në mars në Tiranë do të arrijnë 4 mijë biçikleta. E dyta është nxitja e rinovimit të flotave të taksive në taksi elektrike dhe e treta ka të bëjë me transportin urban.
Më 31 janar pritet të mblidhet Këshilli Bashkiak që do të krijojë një linjë të re transporti. Pasi që do të jetë me autobusë elektrikë do të quhet “Linja e Gjelbër”.
Linja e re sipas projektvendimit të paraqitur në Këshill Bashkiak do të përshkrojë itinerarin nga Pallati me Shigjeta – Porcelan – Rruga e Dibrës – Stacioni i Trenit – Sheshi Shqiponja dhe për të mbërritur sërish te Pallati me Shigjeta.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës













