E-Diaspora
“Toka jonë”, kampi veror për të rinjtë nga diaspora
Deri më 10 korrik mund të aplikoni për t'u bërë pjesë e kampit veror të organizuar nga "TOKA JONË". Bëhet fjalë për kampin veror për të rinjë nga Diaspora, Shqipëria dhe Kosova.
Të rinj prej moshës 14-17 vjeçare nga diaspora deri më 10 korrik mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kampit veror të organizuar nga OJQ “Toka” dhe të përkrahur nga Ministria e Diasporës.
Kampi do të mbahet në mes të datave 24-28 korrik në Prishtinë dhe në të do të mund të aplikojnë edhe të rinj nga Kosova dhe Shqipëria.
ÇKA ËSHTË ʺTOKA JONËʺ?
TOKA JONË është kamp veror për të rinjë nga Diaspora, Shqipëria dhe Kosova.
Është vend ku do të bësh shokë e shoqe të reja, të vizitosh vendet më të bukura të Kosovës dhe zhvillosh shkathtësi të ndryshme përmes aktiviteteve të ndryshme.
KUR DHE KU?
Në Qendrën Rekreative Gërmia në Prishtinë. Me datën 24 Korrik deri 28 Korrik 2017.
PROGRAMI?
Programi i kampit është dizajnuar në atë mënyrë që të rinjtë të argëtohen dhe mësojnë përmes:
– Aktiviteteve socializuese
– Edukimit jo-formal
– Vizitave njohëse të kulturës, monumenteve dhe bukurive natyrore
– Lojërave sportive – sikur ecja në natyrë dhe ngjitja në murin alpin
…dhe shumë eksperienca të tjera!
SA KUSHTON?
Është falas!
Krejt çka duhet është të plotësoni formën poshtë ↓ deri me 10 korrik 2017.
Për ata që aplikojnë më herët, deri me datën 15 qeshor 2017, ju ofrohet mundësia që të ftojnë një shok/shoqe apo kusheri që të marrë pjesë në kamp.
Për më shumë informata lidhur me kampin klikoni këtu.
KE NEVOJË PËR INFORMATA SHTESË?
Nëse keni ndonjë pyetje ju lutemi vizitoni FAQ ose na kontaktoni në [email protected]
Për të parë se si duket një kamp i organizuar nga TOKA, klikoni këtu për foto dhe video.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë Vjedhjet në kabinën e avionëve në linjën Cyrih–Hong Kong dhe anasjelltas janë shtuar kohët e fundit,... -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg -
St. Gallen dhe Uri lëshojnë ndalime për zjarr dhe fishekzjarrë










