Lajme
Topi dhe Berisha uruan Pacollin dhe Thaçin
Topi i uroi homologut të vet të Kosovës suksese në kryerjen e detyrës së lartë dhe i garantoi mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën
Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka marrë urimet e para për zgjedhjen në detyrën e re. I pari që i telefonoi Presidentit Pacolli ishte homologu i tij shqiptar, Bamir Topi.
“Në telefonatën e përzemërt dhe vëllazërore, zoti Topi i uroi homologut të vet të Kosovës suksese në kryerjen e detyrës së lartë dhe i garantoi mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Shqipërisë për Kosovën”, njofton Zyra për informim e Presidencës.
“Presidentin Pacolli e ka uruar edhe shefi i pranisë ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, ish presidenti kroat, Stipe Mesiq, ish presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe personalitete të tjera publike nga vendi dhe bota”.
Ndërkohë kryeministri shqiptar Sali Berisha uroi të mërkurën presidentin e ri të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe kryeministrin e rizgjedhur Hashim Thaçi.
“Republika e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës kanë korrur arritje të mëdha historike gjatë kësaj periudhe dhe unë ruaj besimin se, si President i shtetit më të ri të Evropës, Ju do të sillni një kontribut të ri në konsolidimin e mëtejshëm të këtyre arritjeve dhe në shndërrimin e Kosovës në një faktor edhe më të rëndësishëm paqeje e stabiliteti dhe promovuese të miqësisë e të bashkëpunimit në rajon”, tha Berisha.
Ndërsa në urimin dërguar kryeministrin Thaçi, Berisha ka thënë se është thellësisht i bindur se Qeveria do të çojë më tej arritjet e rëndësishme e historike që shteti më i ri i Evropës, Republika e Kosovës, dhe qytetarët e Kosovës kanë shënuar gjatë kësaj periudhe.
Berisha theksoi se detyrat e rëndësishme para kryeministrit, Qeverisë dhe mbarë spektrit politik të Kosovës kërkojnë vazhdimin në të ardhmen të përpjekjeve të mëdha e gjithëpërfshirëse për realizimin e njohjes së plotë të Republikës së Kosovës, për zhvillimin ekonomik e të gjithanshëm të saj, integrimin në NATO dhe BE, si dhe konsolidimin e vendit në një faktor edhe më të rëndësishëm të paqes e të bashkëpunimit në rajon.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
“Shkolla Shqipe” hap dyert edhe në Rapperswil – Jona të Kantonit të St. Gallenit -
Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Loris Shoshi: Dua të kontribuoj për një Schlieren më të qëndrueshëm dhe më të hapur për të gjitha brezat
Jeta në Zvicër
-
Shkalla e lindjeve në Zvicër arrin nivelin më të ulët Numri mesatar i fëmijëve për grua në Zvicër ka rënë në 1.29, niveli më i ulët... -
A është vërtet Lozana qyteti më i rrezikshëm? -
Nga sot: Java Kombëtare e Vaksinimit në zyrat e mjekëve dhe farmacitë -
Pasi Bazeli humbet turizmin e lundrimit, qeveria lehtëson rregulloret e vizave -
Qindra trena zviceranë mund të jenë të kontaminuar me asbest











