Lajme
Trafikim organesh nuk ka pasur, krime po
Prokurori Clint Williamsen, nuk ka gjetur asnjë fakt se ka pasur trafikim organesh në të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë”, por siç thuhet, ka pasur serbë të vrarë dhe të zhdukur
Kryeprokurori i Task-Forcës speciale, Clint Williamsen, ka përfunduar vizitën në Prishtinë e Beograd, por nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me pretendimet e Dick Martyt. Por, thuhet se Willimasen nuk ka gjetur fakte se ka pasur trafikim organesh në Kosovë dhe Shqipëri nga ana e UÇK-së, ndërsa ka dyshime për krime ndaj civilëve serbë.
Siç raportojnë mediet në Prishtinë, të paktën dhjetë ish eprorë dhe gueril të ish-UÇK-së, mund të përballën me drejtësinë nën akuzën për krime të luftës.
Madje thuhet se Williamsen, nuk ka gjetur asnjë fakt se ka pasur trafikim organesh në të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë” në veri të Shqipërisë, por ka pasur serbë, civil të vrarë dhe të zhdukur gjatë dhe pas luftës së vitit 1999.
Aktakuza, siç raporton “Koha” përshinë disa eprorëve të UÇK-së nga zona e Rahovecit, të cilët dyshohet se janë përfshirë në zhdukjen e një numri të madh serbësh të fshatit Zoqishtë. Këta ish-guerilë nuk do të akuzohen derisa nuk do të nisë punën Gjykata për Krime të Luftës.
Siç thuhet më tej në artikull, aktakuza përfshinë vrasjen e civilëve, torturim dhe mbajtjen e tyre në kushte çnjerëzore, por jo edhe heqjen e organeve, siç e ka përmendur senatori zviceran Dick Marty në raportin e tij. Aktakuza do të ketë përgjegjësi individuale dhe jo komanduese.
Në bazë të kësaj, kryeministri në detyrë dhe ish drejtori i Drejtorisë Politike të UÇK-së, Hashim Thaçi do të shpëtoj nga përgjegjësia. Mirëpo, kësaj përgjegjësie nuk do t’i ikin dy eprorë të ish UÇK-së, që kanë shërbyer në rajonin e Rahovecit, ku edhe dyshohet se janë zhdukur qindra serbë.
Ndryshe, prokurori amerikan Williamsen, pas tri vjet hetimesh, javën e ardhshme do ta publikoj në Bruksel raportin e tij, në një konferencë mediesh. Ky raport, përfundimisht hedh dritë, nëse UÇK është përfshirë në trafikim organesh në Kosovë dhe Shqipëri gjatë periudhës së luftës (1998-1999), apo jo.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












