Bota
Tragjedia në Indonezi, numri rritet në 174
Qindra tifozë vrapuan drejt daljeve për të shmangur gazin lotsjellës, por shumë u mbytën dhe u shkelën
Të paktën 174 persona humbën jetën gjatë një rrëmujë në një stadium futbolli në Javan Lindore në Indonezi, mbrëmjen e së shtunës. 180 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Shefi i policisë së Javas Lindore, Nico Afinta, u tha gazetarëve se dy pjesëtarë të të forcave të policisë janë në mesin e viktimave, shumica e të cilëve u shtypën për vdekje, shkruajnë mediatndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Nico Afinta tha se ndeshja e ligës së parë të futbollit të Indonezisë përfundoi me fitoren e ekipit Persebaya ndaj ekipit Arema. Ai tha se mbështetësit e Aremas, të njohur si Aremania, të pakënaqur me rezultatin hynë në fushë për të ndjekur lojtarët dhe ekipin e Aremas.
Shefi i policisë tha se oficerët e tij “u përpoqën të bindin Aremanian të kthehej në tribuna, por u shpërfillën. Nuk e dimë pse turma u bë gjithnjë e më anarkike dhe më në fund sulmoi edhe policinë. Më në fund, policia hodhi gaz lotsjellës mbi turmën”.
Qindra tifozë vrapuan drejt daljeve për të shmangur gazin lotsjellës, por shumë u mbytën dhe u shkelën. Qindra të plagosur u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë, por shumë prej tyre vdiqën rrugës ose gjatë trajtimit.
Turma e zemëruar dogji gjithashtu 13 makina të policisë.
Presidenti indonezian Joko Widodo, shprehu keqardhjen për tragjedinë në një fjalim televiziv dhe tha se u kishte kërkuar ministrit të sportit, shefit të policisë dhe shefit të Federatës së Futbollit të Indonezisë që të vlerësojnë ndeshjet e futbollit dhe procedurat e tyre të sigurisë. Ai tha gjithashtu se urdhëroi ndalimin e përkohshëm të të ndeshjeve derisa të përfundojnë përmirësimet në procedurat e sigurisë.
Kampionati është pezulluar për kohë të pacaktuar, ndërsa ka reaguar edhe FIFA në lidhje me këtë rast, duke e dënuar dhunën.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Zvicër
-
Nuk ka pagesa me kartë për shuma të vogla, a është kjo e ligjshme? Paratë e gatshme tani janë vetëm mënyra e dytë më e përdorur e pagesës, kartat e...
-
Sulmuesi i talentuar shqiptar vazhdon kontratën me FC Zurich
-
Maratona e Gjenevës në fundjavë, shumë rrugë do të mbyllen
-
Debati në Zvicër për pagat minimale
-
Komisioni i Këshillit Kombëtar ngadalëson financimin e pensionit të 13-të të AHV-së