Kosova
Trajneri i Kosovës në Taekwondo godet me shuplakë garuesen tetëvjeçare
Një trajner i Taekwondos nga Kosova ka goditur me shuplakë garuesen tetëvjeçare nga Kosova pas humbjes së kësaj të fundit në Kampionatin Evropian të Taekwondos në Tiranë.
Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se pas humbjes në finale nga Taekwondosja serbe, Nina Savic, garuesja nga Kosova, ajo sulmohet nga trajneri i saj.
Mediat kanë raportuar se trajneri është suspenduar për gjashtë muaj.
Si shqetësuese sulmin fizik nga tetëvjeçares e ka parë edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.
“Dhuna nuk ka arsyetim, nuk duhet përdorur kurrë si mjet disiplinimi, pasi ajo dëmton mirëqenien emocionale dhe zhvillimin psikologjik të fëmijëve, duke krijuar frikë dhe pasiguri në vend të respektit dhe vetëbesimit. Po ashtu, KOMF thekson se federatat dhe klubet sportive duhet të kenë rregullore të posaçme dhe procedura për mbrojtjen e fëmijës me qëllim të krijimit të një sistemi të brendshëm që parandalon dhe reagon ndaj shkeljeve të të drejtave të fëmijës. Ne kemi përgjegjësinë kolektive për të garantuar se fëmijët zhvillohen në mjedis të sigurt dhe përkujdesës, ku të drejtat e tyre themelore mbrohen”, thuhet në reagimin e bërë në Facebook.
Trajneri Valmir Fetiu për mediat në Kosovës ka thënë se garuesja është e bija e tij dhe se mundohej ta qetësonte pas humbjes.
“Ajo është vajza ime dhe më shumë se unë, nuk e do askush. Në momentin që vajza ishte e çorientuar dhe e zemëruar se humbi nga garuesja serbe, u shtri në tokë duke mos mundur të pranonte humbjen. Unë thjesht doja ta qetësoja dhe t’ia bëja me dije se përkundër humbjes, është nënkampione dhe do të ketë raste të tjera”, tha Fetiu.
— Pluton (@Pluton45873221) November 10, 2024
— Pluton (@Pluton45873221) November 10, 2024
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta










