Futboll
Trajneri zviceran që ngriti Kosovën
Një nga më të merituarit është trajneri zviceran, i cili ka krijuar disiplinë dhe ka marrë disa lojtarë mjaft cilësorë
Prej kur drejtimin e Kosovës e mori trajneri zviceran, Bernard Challandes, ‘Dardanët’ nuk dinë për humbje.
Kosova po dëshmon cilësitë çdo ditë, derisa më shumë se 1 vit nuk di për humbje, shkruan albinfo.ch.
Një nga më të merituarit është trajneri zviceran, i cili ka krijuar disiplinë dhe ka marrë disa lojtarë mjaft cilësorë. Fitorja e fundit ndaj Azerbajxhanit i ka dhënë të drejtën Kosovës të kualifikohet në Ligën C në Ligën e Kombeve, dhe në gjysmëfinale të “Final-Four” për Evropian do të ndeshet me Maqedoninë në Shkup.
Challandes ishte shumë i lumtur me fitoren e fundit. “Ishte e mrekullueshme që realizuam menjëherë. Ishte më e rëndësishmja që skuadra ishte e gatshme për luftë që nga fillimi. Është e mrekullueshme sepse mund të fitojmë. Të fitojmë dy ndeshje për Kampionatin Evropian. Është e mahnitshme. Tani kemi kualifikimet tjera, por në kokë gjysmëfinalja dhe pas saj ndoshta finalja. Është mirë për motivin e lojtarëve”, ka thënë Challandes pas ndeshjes.
Pas ndeshjes ka folur edhe Arbër Zeneli, i cili shënoi tre gola përballë Azerbajxhanit. “Falënderoj ekipin për topat e jashtëzakonshëm. Na shkoi shumë mirë. Luftuam shumë si ekip. Patëm gjithë vëmendjen për të fituar këtë ndeshje dhe jemi një nga katër ekipet në ‘Play-Off’”, ka thënë ai pas takimit.
Portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi, ka thënë se është i lumtur për paraqitjen e parë para tifozëve të Kosovës.
“Dhamë gjithçka për të fituar këtë ndeshje. Ndjehem mirë. Kemi rezultat të mrekullueshëm. Ndihem shumë mirë për skuadrën”, ka thënë ai pas triumfit që çoi Kosovën në Ligën C.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih












