Gjuha
Trajnimet synojnë rritjen cilësore të mësimit
Projekti « Tekstet shkollore për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë” po konkretizohet. Për nëntë klasat apo për të tri ciklet e mësimit plotësues të gjuhës shqipe janë hartuar tri tekste të posaçme mësimore. Secili libër ka lidhje të veçanta dhe është i ndarë në 6 fletore didaktike. Janë të shoqëruara me Material plotësues dhe Udhëzime didaktike. Libri i parë dhe i dytë janë shpërndarë falas për fëmijët e mërgimtarëve ndërsa pritet harmonizimi i detyrave për botimin e librit të tretë.
Për hartimin, përpunimin dhe realizimin e serisë së teksteve për shkollat e mësimit plotësues, ka punuar intensisvisht, për një periudhë tri vjeçare, një grup pune i përbërë nga bashkëautorë që punojnë si specialistë për fusha dhe lëndë të ndryshme në Kosovë dhe bashkëautorë që punojnë si mësimdhënës në mësimin plotësues në diasporë. Të udhëhequr nga kordinatorët : Prof dr Basil Schader Shkolla e Lartë pedagogjike në Cyrih- Zvicër, Arif Demolli dhe Nuhi Gashi përfaqësues të MASHT në Kosovë.
Në mbyllje të projektit « Tekstet shkollore për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë » kordinatorët organizojnë Seminar trajnues për mësues të mësimit plotësues.
Qëllimi i organizimit të këtij seminari nga MASHT e Kosovës është rritja e cilësisë së mësimdhënies së lëndës së Gjuhës shqipe që zhvillohet në programin mësimor të shkollave shqipe të mësimit plotësues në Zvicër. Gjithashtu seminari synon të pajisë mësuesit me shprehi praktike, metoda të mësimdhënies sipas teksteve të reja, organizimit të orës së mësimit dhe kontrollit të dijeve.
Kështu koordinatorët e projektit kanë arritur në fazën e dytë, atë të trajnimit, atë praktike. Trajnuesit, synojnë të përcjellin tek mësuesit kuptimin e konceptit të gjithë përfshirjes, si një nga prioritet e projektit, duke gërshetuar aspektin teorik me atë praktik.
Teksti shkollor është dokumenti bazë mësimor për nxënësin, ku shtjellohen njohuritë shkencore të një lënde të caktuar në përputhje me kërkesat e programit.
Seminari trajnues organizohet për të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe në Zvicër, andaj ftohen që të marrin pjesë.
Si pas Koordinatori i LAPSH-it “Naim Frashëri” z. Hamzë Morina, Seminari do të mbahet sipas këtij orari.
Cyrih , Datë: 22 Nëntor 2012 nga ora 14.00 – 18.00
Adresa: HWZ Hochschule für Wirtschaft Zürich
Sihlhof
Lagerstrasse 5
CH-8021 Zürich
Gjenevë Data: 23 Nëntor 2012 nga ora 14.00 – 18.00
Adresa: Université Populaire Albanaise, Chemin Surinam 7, 1211 Genève 13.
Vërejtje:Të gjithë të interesuarit, duhet të bëjnë paraqitjen pranë organizatorëve Këshillit kantonal, organizatorit të Seminarit, për të siguruar vendet, regjistrim bëhet më së voni deri me 20 nëntor 2012.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Azem Haziri kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë... -
Motrat Arifi nga diaspora përfaqësojnë Kosovën në skenën ndërkombëtare të golfit -
Zvicër
AlbaKult shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një manifestim solemn në Ostermundigen -
Festë e Pavarësisë në Londër: Nxënësit e “Ardhmëria” sjellin jehonën e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar -
Flamuri i Kosovës ndriçon Times Square në 18-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Zvicër
-
E-scooterët e modifikuar po arrijnë shpejtësi të rrezikshme në Zvicër E-scooterët janë bërë një pamje e zakonshme në rrugët zvicerane. Ligji lejon shpejtësi maksimale prej 20... -
Ligji për rregullimin e platformave digjitale kritikohet për mungesë mbrojtjeje të të rinjve -
27 shtetet anëtare të BE-së synojnë të nënshkruajnë paketën e marrëveshjeve me Zvicrën -
Migros hedh në treg një linjë frutash dhe perimesh jashtë standardeve -
Zviceranët nuk e zgjasin udhëtimin për në punë për të kursyer qiranë












