Lajme
Transparencë celulare: Studenti shqiptar që krijoi hartën e antenave në Zvicër
Studenti që pasqyroj rrjetin: Harta interaktive zbulon mbulimin real të antenave celulare në Zvicër
Një student nga Valais, Leutrim Shallti, ka zhvilluar një hartë digjitale që tregon me saktësi vendndodhjen dhe teknologjinë e çdo antene celulare në Zvicër, duke ofruar një mjet të fuqishëm transparence për konsumatorët dhe duke vënë në siklet operatorët e mëdhenj të telekomunikacioni, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht se nuk është ekspert i fushës – Shallti studion psikologji – ai ka arritur të krijojë carteantennesuisse.ch, një platformë që rendit të gjitha antenat në vend. Çdo pikë në hartë përmban informacione si: emri i operatorit, teknologjitë e disponueshme (3G/4G/5G), drejtimi i sinjalit dhe frekuencat e përdorura.
“Nëse një kompani si Salt thotë se ka mbulim 5G në zonën tuaj, tani ju mund të verifikoni vetë, në vend që të mbështeteni vetëm në fjalët e tyre,” thotë Shallti për televizionin zviceran RTS, ndërsa tregon një strukturë metalike që ai identifikon si një antenë të Salt me 3G/4G dhe 5G.
Një mjet i ri për vendime të informuara
Qëllimi i hartës është të fuqizojë përdoruesit, duke u dhënë atyre informacion të pavarur përpara se të bëjnë një zgjedhje mbi ofruesin e shërbimit celular. “Konsumatorët meritojnë transparencë. Nuk kanë më pse t’i besojnë verbërisht marketingut të kompanive,” shton ai.
Industria nuk është entuziaste
Por jo të gjithë janë të kënaqur me këtë nismë. Sipas Shalltit, operatorët shohin në këtë projekt një ekspozim të padëshiruar. “Është sikur t’i zhveshësh ata. Tani nuk kanë më sekrete – përveç fuqisë së transmetimit, të cilën ende nuk pranojnë ta bëjnë publike,” vëren ai.
Pavarësisht reagimeve, platforma e Leutrim Shalltit po fiton popullaritet si një shembull frymëzues i përdorimit të teknologjisë për transparencë dhe informim publik, i krijuar jo nga një korporatë, por nga një student me vullnet dhe vizion.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













