Lajme
Transporti publik rajonal është i përpiktë në Zvicër
Transporti rajonal konsiderohet i përpiktë nëse arrin në destinacionin e tij me më pak se tre minuta vonesë.
Sipas raportit të fundit, thuhet se transporti publik rajonal në Zvicër është i përpiktë në kohë, transmeton albinfo.ch.
Trenat dhe autobusët rajonalë që lëvizin në gjithë Zvicrën janë përgjithësisht në gjendje të mirë dhe lëvizin me kohë, sipas një raporti të ri nga Zyra Federale e Transportit (FOT).
Transporti rajonal konsiderohet i përpiktë nëse arrin në destinacionin e tij me më pak se tre minuta vonesë. Në këtë drejtim, trenat janë më efikasë se autobusët, me rreth 95 për qind mesatarisht që mbërrijnë në kohë në destinacionin e tyre.
Sidoqoftë, trenat e drejtpërdrejtë të tipit RegioExpress dhe Interregio, janë më të saktë se trenat që shërbejnë në zonat urbane (RER / S-Bahn) dhe ata që ofrojnë lidhje me malet dhe fshatrat, shkruan Thelocal.
Sa u përket autobusëve rajonalë, rreth 90 për qind janë të përpiktë. Në këtë sektor, transporti në fshat dhe në male merr rezultate më të mira sesa në zonat urbane, zbuloi studimi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
SHQIPËRIA NË ORËN E GJENEVËS: FATI DIELLOR I AMARILDO PILOS Nga hija e këtyre punishteve të pavarura të Carouge-it në shkëlqimin e vitrinave ndërkombëtare, themeluesi i... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arriti nga Gjermania, arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari” dhe dërgohet në burg -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet
Jeta në Zvicër
-
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr Një analizë e të dhënave të Swiss Lotto për rreth 20 vite tregon se disa numra... -
Rregulla të reja për patentën në Zvicër nga viti 2027 -
Debat i fortë në Bernë: 1/3 e të pastrehëve në strehimore pa dokumente -
Zvicra ndër vendet më të dobëta në Evropë në luftën kundër duhanit -
Zvicra planifikon reformën “AHV 2030” pa rritje të moshës së pensionimit













