Shkurt.ch
“Transportohet” ndërtesa e lartë 12 metra
Ndërtesa me gjatësi prej 80 metrash dhe e rëndë 6200 tonë, duhet të bartet për 60 metra në drejtim të perëndimit
Një ndërtesë 122 vjeçare në Oerlikon të Cyrihut do të duhet “të shtyhet” pak më tutje për t`i lënë vend ndërtimit të dy peroneve të stacionit të trenit. 11 milionë franga do t`i kushtojë ndërmarrjes Swiss Prime Site bartja fizike e ndërtesës e cila dikur shërbente si drejtori e fabrikës së makinave Oerlikon.
Sot kanë filluar simbolikisht punimet përgatitore për bartjen e kësaj godine, punime që do të zgjasin deri në mars të vitit të ardhshëm. Vetë procesi i bartjes pritet të mos zgjasë më shumë se 10 deri 12 orë.
Ndërtesa me gjatësi prej 80 metrash, e lartë 12 metra dhe e rëndë 6200 tonë, duhet të bartet për 60 metra në drejtim të perëndimit. “Transportimi” i saj do të bëhet përmes gjashtë binarëve të improvizuar.
Ndërtesa ishte nën mbrojtje të shtetit si monument historik që dëshmon për periudhën e hershme të industrializimit në këtë regjion. Për të zgjeruar stacionin hekurudhor të Oerlikonit atë e kërcënonte mundësia e rrënimit. “Transportimi” i saj ishte shpëtimi në momentin e fundit për të.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër










