Sport
Tre futbollistë kosovarë në super ndeshjen Bayern-City
Për Cityn në minutën e 56-të dhe të 66-të u inkuadruan dy kosovarët Bersant Celina dhe Sinan Bytyqi, kurse për Bayernin luajti Meriton Shabani
Pep Guardiola zhvilloi ndeshjen e parë kundër ish-skuadrës së tij, Bayern Munich, derisa tani drejton Manchester Cityn. Këto dy skuadra u takuan në një miqësore, ku fitore shënoi skuadra gjermane me rezultat 1:0, shkruan albinfo.ch.
Ozturk realizoi golin e vetëm të fitores në minutën e 76-të. Por, e rëndësishme është se në këtë ndeshje luajtën tre futbollistë kosovarë.
Për Cityn në minutën e 56-të dhe të 66-të u inkuadruan dy kosovarët Bersant Celina dhe Sinan Bytyqi. Atyre iu është dhënë rasti nga Guardiola të dëshmojnë aftësitë që kanë në turneun në Amerikë.
Ndërkohë, për Bayernin në pjesën e dytë u aktivuzua Meriton Shabani, për të cilin ishte ndeshja e dytë te Bayerni. Ai është vetëm 17-vjeçar.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












