Lajme
Tre persona u gjetën të vdekur në një shtëpi në komunën e Muckendorf-Wipfing
Austri: Dy vajza të vogla të moshës 5 dhe 8 vjeçe dhe nëna e tyre 29-vjeçare u gjetën të vdekura
Raportohet se dy vajza të vogla të moshës 5 dhe 8 vjeçe dhe nëna e tyre 29-vjeçare u gjetën të vdekura në një shtëpi në komunën e Muckendorf-Wipfing.
Një dramë e pabesueshme familjare përfundoi të mërkurën me tri vdekje, shkruan Heute. Babai i dy fëmijëve gjeti ish-gruan e tij dhe dy vazjat të vdekura në dhomën e gjumit.
Krimi i tmerrshëm u zbulua pasi nëna nuk u paraqit në punë të mërkurën. Një i afërm ngriti alarmin. Babai i fëmijëve, ish-partneri i gruas, kishte ende çelësin e shtëpisë. Oficeri i policisë zbuloi ish-partneren dhe dy vajzat e tij në katin e sipërm të shtëpisë së familjes.
Rasti ende është në dyshime dhe ka versione të ndryshme, pasiqë që nuk kanë një vlerësim pasikologjik të nënës së vazjave.
Thuhet se nëna e vajzave kishte marrë një plagë në kokë që ishte fatale, duke e goditur vetën me një armë zjarri.
Nëna punonte në sektorin e shëndetësisë. Ajo ishte gjithashtu një gjahtare. Ajo zotëronte armë legalisht. Gjithashtu edhe pistoleta që e qëlloi vetën sipas dyshimeve ishte legale.
Për më shumë detaje:
https://www.heute.at/s/mama-erstickte-ihre-zwei-kinder-5-8-mit-polster-120053587
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku











