Lajme

Tre shqiptarë të arrestuar, akuzohen për vjedhje të banesave në Itali

Sipas mediave italiane, thuhet se ata tentuan të godasin edhe policët italianë.

Është bërë e ditur se autoritetet italiane arrestuan tre shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen se kanë vjedhur dy banesa në Cambiasca në Itali, transmeton albinfo.ch.

Po ashtu, mediat italiane raportojnë se policia ishte vënë në ndjekje të tre hajdutëve shqiptarë, të cilët tentuan të shpëtojnë, duke u hedhur nga makina.

“Ata dolën nga makina, kurse më pas tentuan të godasin edhe policët. Tre shqiptarë u arrestuan mes natës së 4 dhe 5 janarit në afërsi të Verbanias. Të tre dyshohet se kanë vjedhur dy banesa në komunën e Cambiascas”, njoftojnë karabinierët. /Albinfo.ch.