Shqipëria
Tre të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në Tiranë
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Tiranë, te ura e Nesherakut, ndërsa si pasojë janë lënduar tre persona, ka njoftuar Top Channel.
Mësohet se ka shpërthyer një makinë nga tritoli. Ndërsa pamjet e para nga vendngjarja tregojnë një person të mbuluar nga gjaku, i cili është transportuar në spital. Në total nga ngjarja janë tre të lënduar, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Top Channel mëson se nga shpërthimi janë dëmtuar dhe mjete të tjera që ishin afër makinës që iu vendos tritoli.
Ngjarja ka krijuar panik dhe kaos te qytetarët e pranishëm në vendngjarje, pasi zona ku ndodhi ngjarja është mjaft e populluar.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë













