Lajme
Trenat e rinj me destinacion Italinë do të vihen në shërbim në Zvicër në 2026-ën
Kompania kombëtare hekurudhore zvicerane (SBB) dhe homologu i saj italian Trenitalia njoftuan të premten se trenat e rinj të drejtpërdrejtë do të operojnë nga Cyrihu në Firence dhe Livorno dhe anasjelltas, duke filluar nga viti 2026.
Një lidhje shtesë do të vendoset edhe mes Cyrihut, Milanos dhe Venecias.
Për të përmbushur këtë qëllim, SBB porositi katër trena të rinj të shpejtësisë së lartë ‘Giruno’, të cilët në thelb qarkullojnë në aksin veri-jug dhe ofrojnë shtyllën kryesore të shërbimeve Zvicër-Itali.
Shtesat e reja do të plotësojnë flotën ekzistuese të 29 trenave tashmë në shërbim dhe shtatë trenat e porositur më 2022. /The Local
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













