Kosova
Treni godet veturën, dy të vdekur në Klinë
Dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në Klinë.
Sipas policisë, rreth orës 17:40 ka ndodhur një aksident mes një treni dhe një veture në fshatin Dush të Komunës së Klinës.
Vetura është goditur nga treni, shkruan Albinfo. Ch.
Pak më parë policia kishte njoftuar se një grua 39 vjeçe kishte vdekur si pasojë e lëndimeve të marra ndërsa sipas mediave vendase, edhe një person i dytë nga të lënduarit ka ndërruar jetë.
Të lënduar nga gjithësej katër sa janë, dy nga ta janë fëmijë të moshës 5-7 vjeçare.
Fëmijët janë dërguar në QKUK për trajtim ndërsa të lënduarit e tjerë janë trajtuar në spitalin e Pejës.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa














