Lajme

Australi: Treni me 153 pasagjerë del nga binarët

Është bërë e ditur se një tren me 153 pasagjerë ka dalë nga binarët teksa po udhëtonte nga Sydney drejt Melbourne. Aksidenti ndodhi të enjten në darkë në Wallan, qytet në veri të Melbourne.

Sipas raportime nga aksidenti ka vdekur makinisti 54 vjeç dhe asistentja e tij, 49 vjeçe. Ndërsa 11 të tjerë janë plagosur dhe kanë pësuar dëmtime të lehta.

Thuhet se shkaqet e këtij aksidenti akoma nuk dihen, ndërsa hetimet kanë filluar. Dyshimet e para janë për kushtet e hekurudhës në kohën e aksidentit, përcjell albinfo.ch.