E-Diaspora

Sonte fillon “Tri net Film Fest” në Zvicër

Në kuadër të organizimit për “Ditët e Kulturës Shqiptare“ në diasporë, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e Kosovës organizon aktivitetin “Tri Net Film Fest” në Zvicër

Për tri ditë me radhë, më 24, 25 dhe 26 të këtij muaji në Wil të Zvicrës do të mbahet aktiviteti “Tri net fest film”.

Gjatë këtij festivali, i cili organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Studio “Aktrimin” në Zvicër, do të shfaqen filma shqip të metrazhit të shkurtër dhe filma të huaj.

Ky aktivitet mbahet në kuadër të ‘Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë’, që organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e Kosovës.

Filmat do të jenë të metrazhit të shkurtër, pra festivali do të jetë një festival i filmit të shkurtër dhe do të promovojë dhe do të afrojë autorët e rinj të filmit nga vendet e ndryshme të botës në Zvicër.

Orari i shfaqjes së filmave:

Më 24.10.2019

Filmat: “Tre” – Mirak Zymberaj, “Identity”   Arben Fejzullahu, “The Neë Bride”- Alma Cocaj,  “Uje dhe varre” – Ersin Shamli.

Më  25.10.2019

Filmat:  “Ajo” – More Raca, “The Baby”- Ben Apolloni, “The Last Battle”- Alban Zogiani,  “Vellau jem” – Burim Baftiu.

Më 26.10. 2019

Filmat: “Klithma”- Korab Lecaj, “Darka”- Suela Bako, “A long way home”- Iber Deari, “Me fal”- Besim Ugzmajli.

 

Adresa: Toggenburgerstrasse 107

Wil 9500 Restaurant Misar