Lajme
Tri pianiste shqiptare, koncert në Gjermani
Anarita dhe Laida bashkë me nënën e tyre, mësuesen e pianos Enkelejda Hitaj do të jenë mysafire të fondacionit Johann-Lütter
Të dielën që vjen, tri pianiste shqiptare nga Vlora do të shfaqin një koncert me piano në Heinesberg të Ahenit (Gjermani). Dy motrat pianiste Anarita dhe Laida bashkë me nënën e tyre, mësuesen e pianos Enkelejda Hitaj do të jenë mysafire të fondacionit Johann-Lütter të këtij qyteti.
Ato do të ekzekutojnë pika muzikore të autorëve klasikë si Johann Lütter, Johan Sebastian Bach, Chopin dhe List.
Anarita është 17 vjeçe ndërsa motra e saj Laida 13 vjeçe. Që nga mosha 4 vjeçare ato, falë nënës pianiste, luajnë në piano. Prej kohësh ato marrin pjesë në konkurse të ndryshme ndërkombëtare për piano, ku kanë mbledhur mjaft çmime dhe janë kështu ndër pianistet më të talentuara në Shqipëri e më gjerë.
Anarita do të marrë pjesë edhe në koncertin simfonik që do të mbahet më 4 dhjetor në Sallën e kongreseve në Aachen së ashku me orkestrën simfonike të të rinjve të këtij qyteti.
Koncerti i radhës mbahet të dielën, më 25 shtator duke filluar në orën 18 në Hause Lütter. Rudolf Diesel Strasse 28, Heinsberg.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra











