Lajme
Tri simptomat e variantit të ri COVID-19
Mbi 2 milionë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e COVID-19, derisa mbi 95 milionë persona janë infektuar me këtë virus.
Tashmë kanë filluar të përhapen edhe variante të reja të COVID-19 në shumë shtete.
Por, nuk ka asnjë provë që lloji i ri është më i rëndë.
Përveç simptomave kryesore, ka një sërë simptomash të pazakonta. Në fakt, hulumtimi i botuar në British Medical Journal (BMJ) përshkruan tri që shoqërohen me sytë tuaj.
Sipas hulumtimit, fotofobia, dhimbja e syve dhe kruarja e syve, mund të sinjalizojnë COVID-19.
Në përgjigje të gjetjeve, Express.co.uk foli me Dr. Ali Mearza.
Ai tha: “Ndër problemet më pak të njohura që kanë hasur pacientët janë fotofobia dhe dhimbja ose kruarja e syve. Fotofobia është një formë e ndjeshmërisë ndaj dritës dhe shpesh lidhet me dhimbje koke. Personat me këtë problem përjetojnë shqetësim ose dhimbje në sy, veçanërisht kur ndezin për herë të parë një dritë”.
Siç raporton Dr. Mearza, studimet kanë treguar që dhimbja e syve është simptoma më e zakonshme e syve nga koronavirusi.
“Mjerisht mund të jetë mjaft e dhimbshme, por pikat e syve mund të ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjen”, këshillon Dr. Mearza.
Siç shpjegon ai, shumë njerëz gjithashtu i gjejnë të dobishëm farat e lirit ose vajin Omega-3.
“Kruarja e syve mund të jetë e zakonshme në mesin e pacientëve me COVID-19. Megjithatë nëse përjetoni skuqje të skajshme në sy, kjo mund të jetë si pasojë e diçkaje tjetër”. Dr. Mearza përfundon: “Shumica e simptomave të syve duhet të largohen ndërsa virusi largohet nga trupi, por nëse zakonisht mbani lente kontakti, ia vlen të kaloni në syze derisa të kaloni virusin.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













