Kultura
“Trilogia Albanica” e Stefan Çapalikut, botohet në Paris
“Trilogia Albanica” është përmbledhja e fundit e Stefan Çapalikut, botuar në Paris nga “L’espace d’un Instant”. Në këtë libër përfshihen tri pjesë teatrore: “I’m from Albania”, “Allegretto Albania” dhe “Made in Albania” të përkthyera në frëngjisht nga Anna Couthures dhe me një parathënie nga Ardian Marashi.
Monodrama “I’m from Albania” është shkruar në vitin 2005 dhe është vënë në skenë nga Laboratori Teatror X05 me regji nga Ema Andrea dhe Stefan Çapaliku, në interpretimin e Ema Andreas.
Kjo monodramë u shfaq 21 herë në Tiranë, Elbasan, Durrës, Korçë, Vlorë, Shkodër, si dhe në Tetovë, Manastir, Ohër, Tuz, Braila, Bari, Paris. Komedia serioze “Allegretto Albania” e pati premierën e vet botërore në vitin 2007 në Teatrin e Kombësive në Shkup me regji të Alfred Trebickës, përcjell albinfo.ch.
Drama polifonike “Made in Albania” u shfaq për herë të parë në prill të vitit 2016 në Teatrin Kombëtar Eksperimental në Tiranë nën regjinë e Altin Bashës dhe u shfaq 25 herë në Tiranë, Durrës, Prishtinë, Tetovë, ku edhe mori çmimin si drama më e mirë në Festivalin Ballkanik të Dramës Nacionale.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet Raporti federal thotë se reaktorët kryesorë mund të vazhdojnë operimin edhe dy dekada më shumë se... -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga














