Bota
Tripadvisor: Plazhet më të mira për vitin 2026
Nëse moti gri i shkurtit ju bën të ëndërroni pushimet verore pranë detit, kjo renditje e re mund t’ju ndihmojë të planifikoni
Çdo vit, Tripadvisor publikon listën e plazheve më të mira në botë, bazuar në miliona udhëtime, vlerësime dhe opinione të udhëtarëve.
Sipas platformës, për shumë turistë plazhi është arsyeja kryesore e udhëtimit. Lista e këtij viti përfshin gjithashtu një kategori të re “one of a kind”, për plazhe me karakteristika vërtet të veçanta.
Nga vëzhgimi i pinguinëve në Afrikën e Jugut deri te peizazhet me monumente antike në Siçili, renditja e këtij viti nxjerr në pah larminë e vijave bregdetare në botë.
Plazhi më i mirë global për vitin 2026 është Isla Pasion në Meksikë, i cili rikthehet në krye pas tre vitesh, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.
Ishulli i izoluar arrihet me një udhëtim 10-minutësh me varkë nga Cozumel dhe është ideal për snorkeling mbi shkëmbinj koralorë të mbrojtur dhe për not me rreze deti. Ai është gjithashtu vend folezimi për breshkat e detit.
Plazhi më i mirë i Evropës, i renditur i dyti në botë, është Elafonissi Beach në Kretë. Ky bregdet grek renditet shpesh në krye falë rërës rozë të krijuar nga guackat e grimcuara.
Lagunat e cekëta janë ideale për familjet, ndërsa ujërat më të thella për not dhe snorkeling. Zona përreth ofron shëtitje në pyje kedrash dhe vëzhgim shpendësh.
Balos Lagoon, një tjetër destinacion në Kretë, u rendit i treti. Dikur strehë piratësh, sot është zonë e mbrojtur natyrore e njohur për ujërat turkeze dhe peizazhin dramatik shkëmbor.
Dy plazhe të tjera evropiane hynë në dhjetëshen më të mirë. Praia da Falésia në Algarve të Portugalisë u rendit e pesta falë dhe panoramave spektakolare.
La Pelosa në Sardenjë mori vendin e tetë për ujërat e saj që ngjasojnë me Karaibet dhe kullën vrojtuese të shekullit XVI.
Lista e re “one of a kind” rendit plazhet më unike në botë.
Në vendin e parë është Boulders Beach Penguin Colony në Afrikën e Jugut, ku vizitorët mund të shohin pinguinë afrikanë të rrezikuar.
Në vendin e dytë renditet Isola Bella në Siçili, një rezervat i vogël natyror që lidhet me bregun përmes një rripi rëre gjatë zbaticës.
Në vendin e tretë është Bamburgh Beach në Northumberland, i rrethuar nga silueta ikonike e kështjellës Bamburgh dhe i përsosur për shëtitje bregdetare.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













