Lajme
Trüllikon (ZH): Ndalohet shqiptari me armë dhe mallra të vjedhura
Hetimet zbuluan se arma nuk i përkiste shoferit 38-vjeçar shqiptar dhe se banesa e pronarit të ligjshëm të armës sapo ishte thyer
Punonjësit e Zyrës Federale për Dogana dhe Siguri Kufitare (BAZG) gjatë një kontrolli doganor kanë ndaluar një person të armatosur.
Kjo ka ndodhur më 24 nëntor ndërsa njoftimi për media është dhënë të mërkurën, në 14 dhjetor.
Më 24 nëntor 2022, punonjësit e BAZG kontrolluan një automjet dhe drejtuesin e tij si pjesë e një kontrolli doganor, transmeton albinfo.ch. Ata me atë rast gjetën një pistoletë me dhjetë gëzhoja në karikator në derën e shoferit të makinës.
Shoferi u arrestua dhe dhe pas konsultimit me policinë kantonale të Cyrihut, u dërgua me automjet në bazën e policisë Winterthur, raporton polizei-schweiz.ch.
Aty, një ekip specialistësh të BAZG-së kanë parë nga afër mjetin me targa franceze dhe kanë zbuluar disa orë dhe bizhuteri të ndryshme të fshehura në makinë, përcjell albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, hetimet e policisë kantonale të Cyrihut zbuluan se arma nuk i përkiste shoferit 38-vjeçar shqiptar dhe se banesa e pronarit të ligjshëm të armës në Diessenhofen (TG) sapo ishte thyer.
Malli i dyshuar i vjedhur dhe i dyshuari më pas i janë dorëzuar policisë kantonale të Thurgaut për hetime të mëtejshme.
(Fotot: BAZG)
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













