Bota
Trump dëshiron tërheqje të sigurt të trupave amerikane nga Siria
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dëshiron të garantojë sigurinë e trupave amerikane, të cilat do të tërhiqen nga Siria, tha Shtëpia e Bardhë, një ditë pasi këshilltari i saj për siguri kombëtare tha se tërheqja mund të zgjasë me muaj.
“Presidenti nuk e ka ndryshuar qëndrimin dhe, siç ka theksuar edhe ai, qëllimi i tij kryesor është të garantojë sigurinë e trupave tona dhe sigurinë e aleatëve tanë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Mercedes Schlapp, për Fox News.
“Departamenti i Mbrojtjes do të dalë me planin e tij operacional për tërheqje të sigurt të trupave”, shtoi ajo, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Të dielën, këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Bolton, shtoi një kusht të ri për tërheqjen e SHBA-së nga Siria, duke thënë se Turqia duhet të pajtohet për mbrojtjen e aleatëve kurdë të SHBA-së.
Trump, të dielën, përsëriti se SHBA do t’i tërheqë trupat e saj nga Siria, por tha se ky veprim mund të mos bëhet shpejt.
Vendimi i Trumpit për tërheqje nga Siria, i marrë në muajin dhjetor, lë shumë çështje hapur, kryesisht rreth luftëtarëve kurdë, që kanë operuar në veri të Sirisë, së bashku me forcat amerikane.
Tani ka frikë se ata mund të sulmohen nga armiku i tyre – Turqia.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













