Lajme
Trump gjobitet për shpërfillje të Gjykatës
Gjykatësi që kryesonte gjyqin e Donald Trump në Nju Jork e gjobiti ish-presidentin me 9000 dollarë për shpërfillje të gjykatës dhe kërcënoi se do ta “burgoste” për shkeljen e një urdhri që e ndalonte të bënte deklarata kundër dëshmitarëve dhe jurisë.
“Është paralajmëruar se Gjykata nuk do të tolerojë shkelje të vazhdueshme të qëllimshme të urdhrave dhe nëse është e nevojshme dhe e përshtatshme, do ta dënojë atë me burg”, tha gjykatësi Juan Merchan në një vendim me shkrim.
Gjykatësi e shpalli vendimin e tij para Trump në fillim të seancës së sotme. Ai e gjobiti atë me 1000 dollarë për çdo shkelje (nëntë gjithsej) të urdhrit të tij.
Përpara se të fillonte gjyqi, gjykatësi e ndaloi Trump të sulmonte verbalisht dëshmitarët dhe anëtarët e jurisë, siç bën rregullisht përmes postimeve në rrjetin Truth Social.
Që nga dita e parë e gjyqit, më 15 prill, prokurorët kërkuan të ndëshkonin Trump për deklaratat e tij kundër Daniels dhe ish-avokatit të tij, Michael Cohen, i cili është bërë armiku i tij i betuar dhe është një dëshmitar kryesor i prokurorisë në këtë rast. Merchan gjithashtu urdhëroi Trump të fshinte postimet nga Truth Social.
Ish-presidenti është në gjyq për falsifikimin e dokumenteve financiare për të fshehur paratë që kishte paguar për të mbajtur të fshehtë një skandal seksual me ish-pornostaren Stormy Daniels, pak para zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













