Bota
Trump i shkruan Vuçiqit, i kërkon njohje të ndërsjellë për Kosovën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka shkruar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, letër për Ditën e shtetësisë së Serbisë, ku mes tjerash ka kërkuar njohje të ndërsjellë në kuadër të procesit të dialogut me Kosovën.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në përkrahjen ndaj angazhimit tuaj për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe në veçanti për përpjekjet tuaja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, thuhet në letrën, të cilën e ka publikuar presidenti Vuçiq, në faqën zyrtare, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Trump ka kërkuar nga palët, Kosova dhe Serbia, që të angazhohen për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.
“Ne besojmë që njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë historike, me njohjen e ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën që ka si qëllim integrimin evropian të Serbisë dhe rritjen ekonomike”, thuhet në letrën e presidentit Trump.
Ndryshe, Trump ka përgëzuar Vuçiqin dhe popullin serb për Ditën e shtetësisë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














