Bota
Trump paralajmëron sulme ndaj Sirisë, “Rusi bëhu gati”
Ashtu siç pritej, presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sulme raketore në drejtim të Sirisë, pasi regjimi i Assadit përdori sulm kimik ndaj civilëve në Duma ku mbetën të vrarë sëpaku 42 persona. “Rusi bëhu gati,” shkruajti Trump. Raketat po vijnë.
“Rusia ka bërë me dije se do sulmojë çdo raketë drejt Sirisë. Rusi, bëhu gati, sepse ata po vijnë, të reja, të mira dhe shumë “intelegjente”! Ti nuk duhet të jesh partnere me Vrasësin KAFSHË, që vret popullin e tij me gaz dhe kënaqet,” shkruajti Trump, informon albinfo.ch.
Trump kishte paralajmëruar të hënën se vendimi do merrej në 24 deri 48 orët e ardhshme. Vendimi amerikan pritet të ketë mbështetje nga Franca dhe Britania e Madhe.
Rusia ka kundërshtuar një ndërhyrje ushtarake nga jashtë në Siri. Kjo pritet të tensionojë ndjeshëm marrëdhëniet mes Rusisë dhe perëndimit.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












