Lajme
Trump pas sulmeve në objektivat e ISIS-it në Somali: Ne do t’ju gjejmë dhe do t’ju vrasim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njoftuar se shumë terroristë të ISIS janë vrarë në shpella në Somali nga sulmet ajrore amerikane që ai urdhëroi.
Përmes një postimi në Truth Social, ai ka thënë ,se këtë mëngjes, ka urdhëruar sulme ajrore të sakta ushtarake ndaj planifikuesit të Sulmit të ISIS dhe terroristëve tjerë në Somali.
“Këta vrasës, të cilët i gjetëm të fshehur në shpella, kërcënuan Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë. Sulmet shkatërruan shpellat ku ata jetonin dhe vranë shumë terroristë, pa dëmtuar në asnjë mënyrë civilët”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth tha se sulmet nga Komanda e SHBA-së në Afrikë ishin drejtuar nga Trump dhe të koordinuara me qeverinë e Somalisë.
Trump tha se ushtria amerikane kishte shënjestruar planifikuesin e sulmit për vite me rradhë, por ish-presidenti Joe Biden, dhe miqtë e tij, nuk do të vepronin aq shpejt sa për të përfunduar punën”.
“E bëra! Mesazhi për ISIS-in dhe të gjithë të tjerët që do të sulmonin amerikanët është se “Ne do t’ju gjejmë dhe do t’ju vrasim”, tha Trump.
E-Diaspora
-
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, po trafikonte 30 kg kokainë Si dy bashkëpunëtorët u kapën teksa shkëmbenin pakot e drogës...
-
Bandat shqiptare tashmë dominojnë tregun e drogës në Britaninë e Madhe
-
Arrestohet një shtetas i RMV-së në Zvicër, dyshohet si udhëheqës i një grupi mafioz
-
Njoftim i rëndësishëm për konvertimim e patentës së shoferit në Austri
-
Koncert në shënim të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Në cilat qytete zvicerane ka ulje të qirave Rritjet dhe uljet e qirave zvicerane...
-
Për platformën e vlerësimit të linjave ajrore, SWISS larg pritshmërive
-
Çfarë pritet të bëhet më i lirë në Zvicër?
-
Arrestohet një shtetas i RMV-së në Zvicër, dyshohet si udhëheqës i një grupi mafioz
-
Gjeneva pyet prindërit për pushimet e shkollës