Lajme
Trump shpall kandidaturën për president të SHBA-së më 2024
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024, përcjell albinfo.ch.
“Rikthimi i Amerikës fillon pikërisht tani”, u tha Trump mbështetësve në resortin e tij, Mar-A-Lago, në Florida.
Njoftimi vjen një javë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të cilat përcaktojnë përbërjen e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit amerikan.
Partia Republikane e Trumpit doli më keq seç pritej në këto zgjedhje dhe shumë prej kandidatëve që ai mbështeti, nuk arritën të fitonin.
Trump, manjat i pasurive të patundshme, befasoi me fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2016, kur mundi ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Ai tha se nuk po garon sërish për shkak të politikës, por për shkak të dashurisë së tij për Shtetet e Bashkuara.
“Për ta bërë Amerikën përsëri të madhe dhe të lavdishme, unë po shpall kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.
Gjatë katër vjetëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri histori si presidenti i parë që u akuzua dy herë formalisht.
Herën e parë ai u akuzua për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit amerikan, por më pas u lirua nga këto akuza.
Herën e dytë akuzat kishin të bënin me sulmin e mbështetësve të tij kundër Kongresit amerikan, më 6 janar 2021, në përpjekje për të penguar tranzicionin paqësor të pushtetit te presidenti atëherë i zgjedhur, Joe Biden. Hetimet për këtë ngjarje janë duke vazhduar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Jeta në Zvicër
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran? Sistemi shëndetësor zviceran renditet ndër më të mirët në botë, por disa gjëra thelbësore, si syzet,...
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”
-
Sulmi në Zofingen: Hetim penal ndaj 43-vjeçarit spanjoll