Tuniziani “i autobusit” ka kërkuar azil në Zvicër
Enti për Migracion është duke shqyrtuar nëse ai ka fakte të përndjekjes si person në vendin e tij
Rasti i hyrjes spektakulare në Zvicër i një të riut nga Tunizia vazhdon të mbetet temë e medieve zvicerane. Para disa ditësh ai qe futur ilegalisht në Zvicër duke qëndruar rreth 30 orë i ngujuar në hapësirën e ngushtë mbi rrotën e autobusit.
Bëhej fjalë për autobusin me të cilin po ktheheshin nga Tunizia lojtarët e klubit futbollistik FCZ.
Siç shkruan nzz.ch, duke iu referuar një zëdhënëseje të Entit për Migracion, tuniziani 21 vjeç ka paraqitur kërkesën për strehim në Zvicër. Enti në fjalë është duke shqyrtuar nëse ai ka fakte që të ketë qenë i përndjekur si person në vendin e tij.
Pasi qe zbuluar, ai ishte arrestuar nga polica, e cila pastaj e kishte liruar, me një afat shtatë ditësh për kthim në vendin e tij. Por ai e kishte shfrytëzuar këtë kohë për të kërkuar azil në Zvicër.
Megjithatë, zyrtarët nuk dinë të thonë me siguri nëse azilkërkuesi i ri ndodhet ende në Zvicër apo ka ikur, ngase ai nuk është vendosur në ndonjë qendër për pranimin e azilkërkuesve.
Autoritetet e Entit për Migracion kanë theksuar se në rast se i riu nga Tunizia kapet nga policia, do të jetë gjyqi ai që do të vendosë nëse ai do të futet në burgun për dëbim ose jo.
E-Diaspora
-
Haradinaj, para mërgimtarëve: “Qeveria Kurti po e mashtron diasporën” Gjatë tre muajve që lamë pas, Haradinaj ka udhëtuar në shtetet e BE-së dhe në SHBA,...
-
LDK: “Mërgata, pjesë thelbësore e vizionit tonë për Kosovën e Re”
-
“Ashensori i shpresës”, hap drejt barazisë, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
-
Konsulli Vigan Berisha: Për një konsullatë më pranë diasporës shqiptare
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues
Jeta në Zvicër
-
Në janar përmes Gotthard? SBB njofton devijime Nga janari 2025, turbinat qendrore në tunelin e bazës Gotthard do të rinovohen. Gjatë punës, shërbimet...
-
Barometri i shqetësimeve: Cilat janë shqetësimet më të mëdha të zviceranëve?
-
Zvicër: Edhe në vitin 2025 pritet kërkesë e madhe për pasuritë e paluajtshme rezidenciale
-
Prokuroria kërkon 17 vjet burgim për kosovarin që ka vrarë nusen e djalit
-
Pse SNB bëri një ulje çuditërisht të madhe të normave të interesit?