Lajme
Turistët amerikanë mund të ndalohen të hyjnë në Evropë
Udhëtarët amerikanë duket që do ta kenë të ndaluar hyrjen në BE pas rihapjes së kufijve më 1 korrik, sipas raportimeve. Ndërsa, ata nga Australia dhe Zelanda e Re ka të ngjarë të lejohen.
Evropa do të rihapë kufijtë e saj të jashtëm më 1 korrik, por turistët amerikanë mund të mos lejohen të udhëtojnë, sepse SHBA ende konsiderohet një rrezik për shkak të numrit të lartë të rasteve me Covid-19, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Vende të goditura fort, si Brazili, Meksika, Rusia dhe India, po përballen gjithashtu me një ndalim të vazhdueshëm të udhëtimit. Zyrtarët e BE-së raportohet se me përpikëri po hartojnë një listë të vendeve që do të lejohen të hyjnë në BE, kur kufijtë të hapen më 1 korrik, si dhe një listë të vendeve që nuk do t’u lejohet hyrja. Listat përfundimtare nuk janë publikuar, sidoqoftë, një diplomat i BE-së i tha agjencisë së lajmeve Reuters: “Nuk ka asnjë listë (të vendeve), vetëm një listë të kritereve”. BE pritet të publikojë listat përfundimtare deri më 1 korrik. Lista do të rishikohet “rregullisht” dhe vendet mund të shtohen ose të tërhiqen në varësi se sa aktiv është virusi në ato vende.
BE ka deklaruar se vendeve duhet t’u jepet drita jeshile nëse shkalla e infektimit të tyre është e njëjtë ose më e mirë se mesatarja e BE-së. Nëse vlerësohen më keq, atëherë njerëzve që udhëtojnë nga ato vende nuk do të lejohen të hyjnë.
SHBA ka raportuar më shumë se 2.3 milionë raste të koronavirusit dhe 120,000 vdekjeve të lidhura me virusin – më shumë se çdo vend tjetër. Sidoqoftë, shtetasit nga vendet si Zelanda e Re dhe Australia me siguri do të lejohen të udhëtojnë përsëri në BE pas 1 korrikut, duke pasur parasysh shkallët e ulëta të infeksionit në ato vende dhe suksesin që ata kanë pasur në kontrollin e pandemisë, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive














