Shqipëria

Turizmi, e ardhmja e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në prezantimin e Projekteve të reja për qarkun e Fierit e ka vënë theksin te programi i “100 fshatrave”, si një mundësi për të zhvilluar turizmin në vend, duke kombinuar turizmin tradicional me agroturizmin,.

Në fjalë e tij, kryeministri Rama tha se “një tjetër element është programi i ‘100 fshatrave’, kur ne do të ngremë 100 modele të zhvillimit të qëndrueshëm rural, ku edhe Fieri ka 9 të tilla, si pjesë e programit për të ndërtuar shembuj të integruar të transformimit në funksion të turizmit”, shprehet Rama, shkruan “ATSH”.

“Turizmi është motori kryesor i ekonomisë sonë natyrale dhe ne për këto arsye duhet të fokusohemi gjithmonë e më tepër te turizmi, duke i harmonizuar politikat, duke harmonizuar investimet që nga bregdeti deri në Alpe, që nga zonat urbane deri në zonat e thella rurale dhe duke kombinuar turizmin tradicional me agroturizmin”, deklaroi Edi Rama, përcjell albinfo.ch.