Shqipëria
Turizmi malor në Shqipëri: Lepusha e Kelmendit, nga më të vizituarat
Rregullimi i infrastrukturës rrugore ka bërë që të ketë efekt pozitiv në rritjen e turizmit në fshatrat e komunës së Kelmendit në Malësinë e Madhe që është në rrethin e Shkodrës.
Një nga vendet me të vizituara deri tash këtë sezon është Lepusha, e cila dallon për nga peizazhi natyror si dhe nga investimet e bëra në fushën e turizmit. Janë disa shtëpi psitjje/që bëjnë të mundur strehimin e vizitorëve.
Lepusha vlerësohet si bukuria e rrallë e natyrës së Kelmendit dhe si “perlë” e Alpeve Shqiptare.
Male të larta me bllokun shkëmbor të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth. Shquhet për kullotat e gjelbra dhe pyje e dendur. Lepusha është një vend i mrekullueshëm me potenciale për turizmin e natyrës dhe atë të aventurës.
Pronarët e bujtinave kanë thënë për ATSH se fundjavat sidomos janë gjithmonë të rezervuara, e këtë verë kanë qenë pothuajse të tëra të rezervuara.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore














