Fotolajmi
Turizmi për naftë po lulëzon
Çmimet e naftës në Gjermani kanë rënë shumë, saqë zviceranët po dalin përtej kufirit për të përfituar deri në 18 franga në çdo rezervuar.
Siç raporton Blick, në pompën e benzinës „Esso“ në Weil am Rhein një litër naftë aktualisht kushton vetëm 99.9 cent. Rrëshqitja e çmimit të naftës javët e fundit ka bërë që të përfitojnë një e katërta e pronarëve të makinave zvicerane dizel, veçanërisht për ata që jetojnë afër kufirit me Gjermaninë. Çmimet e naftës janë dukshëm më të ulëta se në Zvicër (1:37 franga). Në pompat e benzinës përtej kufirit shoferët zviceranë përfitojnë të paktën 30 cent për një litër. Kursimet për një rezervuar 60 litra shkojnë deri 18 franga mesatarisht!
Operatorët e pompave të benzinës OMV në Waldshut (d) dhe Ley GmbH në Konstanz (D) kanë vërejtur një rritje të turistëve zviceranë. Vitin e kaluar çmimi mesatar për një liër naftë në Zvicër ishte 1:55 franga. Çmimet më të ulëta të karburanteve ishin herën e fundit në vitin 2004 (1.45 franga).
Për aq kohë sa çmimet do të jenë të ulëta, turizmi zviceran pas pompave gjermane të benzinës do të vazhdojë.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













