Bota
Turqia do t’i hapë kufijtë për refugjatët që të shkojnë në Evropë?
Sipas shërbimit sekret grek, Turqia ka në plan t’i hapë kufijtë fshehurazi, duke ndihmuar mbi 3000 emigrantë në ditë për të shkuar në Greqi.
Sipas planit, zbuluar nga gazeta greke “Proto Thema”, jo më pak se 3000 do të jenë emigrantë ilegalë që do të dërgohen çdo ditë në brigjet greke. Gazeta u referohet të dhënave të zyrtarëve të shërbimeve të inteligjencës dhe se skema do të hyjë në fuqi brenda disa javësh, transmeton albinfo.ch.
Vëzhguesit lokalë thonë se mijëra refugjatë tashmë janë në bregun perëndimor të Turqisë, ku refugjatët sirianë janë duke u përgatitur të shkojnë në Greqi.
Burimet e cituara me kërkesë të gazetës thonë se plani tashmë është miratuar nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Pak ditë më parë gjatë një fjalimi në Stamboll, ai madje dërgoi një kërcënim për t’ hapur kufijtë.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












