Bota
Turqia i heq taksën Serbisë
Neglizhimi dhe lufta e pistë diplomatike e Serbisë karshi Kosovës ka bërë që kjo e fundit të vendosë taksë 100% për gjitha mallrat serbe.
Mirëpo, ndryshe po vepron një shtet mik i Kosovës. Turqia, e udhëhequr nga Rexhep Taip Erdogan, ka miratuar në Parlamentin e saj një marrëveshje të tregtisë së lirë midis Serbisë dhe Turqisë, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Kësisoj, kjo do të krijojë kushte për rritjen e numrit të produkteve pa doganë në mes të dy vendeve, transmetojnë mediet kosovare.
Beogradi zyrtar ka konfirmuar lajmin rreth taksës 0%.
Zëvendës kryeministri dhe ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit Rasim Ljajiç ka folur rreth marrëveshjes që, sipas tij, do t’i sjellë të mira shteteve përkatëse.
“Presim që marrëveshja të jetë një nxitje e fuqishme për të rritur eksportet në Turqi dhe për të zgjeruar volumin e tregtisë mes dy vendeve, e cila për herë të parë ka tejkaluar shifrën prej një miliard eurosh”, është shprehur numri dy i qeverisë serbe.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit