Kosova

U mbajt seminari me mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë

Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë u mbajt seminari i XVI mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Seminari i filloi punimet me 30 korrik 2023, në prani të 150 mësimdhënësve nga diaspora.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve nga Shqipëria dhe Kosova. Hapjen e seminarit e bëri mësimdhënësi nga Gjermania  z. Adem Shala dhe e përshëndetën: Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, znj. Evis Kushi; Ministrja e Arsimit, Teknologjisë, Shkencës dhe Inovacionit të Kosovës, znj. Arbërie Nagavci; Kryetari i Nënkomisionit Parlamentar për Diasporën dhe Migracionin, z. Lavdrim Krashi, përfaqësuesi i Bashkisë Vlorë, z. Ermal Dredha dhe kryetarët e Grupit të Përbashkët për Organizimin e Seminarit të XVI, përcjell albinfo.ch.

Ky seminari doli me disa rekomandime të cilat së bashku me sfidat dhe realizimin e tyre, në mbështetjen e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë janë synimet për të cilat synohet të realizohen.

Seminari i XVI mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, i organizua në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë u mbajt nën organizimin e stafit të ministrive të dy shteteve, të Shqipërisë dhe të Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu mësuesve të pranishëm iu shpërndanë certifikata në shenjë mirënjohje për punën që bëjnë, për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe për pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Si dhe u premtua se të gjitha kumtesat, diskutimet dhe reflektimet do të botohen në një libër të posaçëm.