Kosova
U mbajt “Takimi i madh i Anamoravës”
Ky takim PanShqiptar-Ndërballkanik-EuroAtlantik, organizuar nga "Gazeta e Alpeve" dhe Lidhja Shqiptare në Botë u mbajt në "Vali Ranch", Përlepnicë, Gjilan
Është mbajtur dje, e dielë, më 5 tetor “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024”. Ishte ky një takim PanShqiptar- Ndërballkanik- EuroAtlantik, me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, siç thuhet në njoftimin e organizatorëve “Gazeta e Alpeve” dhe Lidhja Shqiptare në Botë.
Takimi është mbajtur në sallën “Sun Garden Events” në “Vali Ranch Resort & Congress Center”, Përlepnicë, Gjilan.
Në “Takimin e Madh të Anamoravës, 2024” kanë marrë pjesë 417 të Ftuar Nderi nga Anamorava, Republika e Kosoves, Shqipëria Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Cameria, Europa, Amerika, Kanadaja, Australia, etj.
Kryesia e Keshillit Kombëtar Organizativ te Takimit kishte këtë perbërje: Ramiz Tafilaj – Kryetar, Nazmi Jakurti- Nënkryetar i parë, Mentor Petrela- anëtar, Ermina Lekaj- Perlaskaj -anëtare dhe Ramiz Lushaj- Sekretar i Përgjithshëm i Takimit.
Moderatorë të eventit ishin Eni Cobani dhe Nazmi Jakurti.
Mikpritës dhe Sponsor Premium (i Përgjithshem, Kryesor) ishte Fehmi Fetahi, pronar i “Vali Ranch Resort & Congress Center”.
Fjalën e Hapjes së Takimit e ka mbajtur Ramiz Tafilaj- Drejtor i Përgjithshem i “Gazeta e Alpeve” etj. ndërsa fjalën kryesore përshëndetëse e pati av. Nazmi Jakurti – Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë.
Fjalën e Mireseardhjes e mbajti Fehmi Fetahi, mikpritësi i takimit, i njohur si President Nderi i Rrjetit Global te Bizneseve Shqiptare në Botë, për Zvicrën dhe investitori me i madh shqiptar i Zvicrës në Kosovë.
Në këtë takim janë mbajtur kumtesa nga akademik, prof.dr. Mentor Petrela, Anëtar i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosoves dhe i disa akademive e asosacioneve europiane e botërore dhe prof. dr. Ksenofon Kristafi, ambasador- Këshilltar i Jashtëm i Presidentit te Shqipërise, ish Ambasador i Shqipërisë për OKB, në Gjenevë, ish Sekretar i Pergjithshëm i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.
Takimin e kanë përshëndetur: patrioti e biznesmeni i shquar shqiptaro – amerikan nga Medvegja, Xhim Xhema – (mesazh elektronik), i njohur si lobuesi më i madh për Lirinë, Pavarësinë e shtetësine e Kosovës në SHBA; Lazim Destani – (letër përshëndetje) President Nderi i RRBSH në Botë ; Nikollë Camaj- (video mesazh), Nënkryetar i Kuvendit te Malit të Zi; Besa Tafilaj – Uashington D.C. (video mesazh) Drejtore Ekzekutive e Organizatës së Familjeve të Ushtarakëve të Amerikës; Dr. Faton Bislimi – Kanada (video mesazh) politikan, profesor universitar ndërkombëtar, lobues i shquar i Kosovës e Luginës së Preshevës në Amerikë e Kanada; Shaip Kamberi- deputet i Lugines se Presheves ne Republiken e Serbisë; ne emër te kryetarit te komunës së Gjilanit, Alban Hyseni (që ndodhej ne Londër), përshëndeti nënkryetarja e komunës, Leonora Morina – Bunjaku), pastaj: Erkan Arifi – kryetar i komunës se Likovës ne Maqedoni: Ardita Sinani – kryetare e komunes se Presheves (e lexoi shefi i Kabinetit); Lutfi Haziri – ish kryetar i komunës së Gjilanit; Ermira Selimi nga Biblioteka e “Kongresit të Manastirit” ne Manastir; nje delegacion norvegjez, etj.
Gjatë Takimit përshëndetën edhe këngëtarët Shkodran Tolaj, Besiana Mehmedi, Ansambli i Kengeve e Valleve “Gjilani”, Engjell Haxhiakadrija (violinist), Yllka Dema, Skender Hasi.
“Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” ndau edhe Mirenjohje e çmime te ndryshme.
Fjalën e mbylljes se atakimit e mbajti Ramiz Lushaj – Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve”- media PanShqiptare- Ndërballkanike- EuroAtlantike (Shqiperi, Kosove, Mali i Zi, Lugine e Presheves e Sanxhak, Maqedoni e Veriut, Europë, Amerikë, Kanada, Australi, Mergata Shqiptare në Botë).
E-Diaspora
-
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës Edhe këtë verë do të mbulohet polica kufitare për bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë me automjete,... -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej



















