Jeta në Zvicër
„UBS“, banka më e madhe private në botë
Banka më e madhe zvicerane "UBS" mbetet banka më e madhe private në botë në vitin 2015, sipas një studimi nga kompania konsulente e aseteve në menaxhim „Scorpio Partnership“", njofton "Reuters", përcjell albinfo.ch.
Me asete nën administrim me vlerë 1,737 trilion, “UBS” mban vendin e parë, duke lënë pas pothuajse me 300 miliardë bankën amerikane “Merrill Lynch”, përcjell albinfo.ch
Në të njëjtën kohë asete nën administrim të Bankës zvicerane janë reduktuar me 1% nga viti i kaluar, ndërsa ato të “Merrill Lynch” kanë rënë 2 për qind dhe në “Morgan Stanley”, janë ulur me 2.8%.
Për 25 përfaqësuesit më të mëdhenj në këtë industri rënia e mjeteve nën menaxhim është në rritje, edhe pse ata arritën të rrisin vlerën neto të fondeve të reja për një të tretën.
“Në fund të fundit, udhëheqësit e tregut janë të fokusuara në mënyrë agresive në përmirësimin e profitabilitetit të tyre në modele operative për të kundërshtuar “stuhitë “, shpjegon Sebastian nga „Scorpio Partnership“.
Banka dytë më e madhe zvicerane “Credit Suisse”, që vjen në rangim pas “Morgan Stanley”, ka shënuar një rënie 7.2% në asete nën menaxhim në 687.3 miliardë dollarë.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026













